Më shumë se 240 mijë shqiptarë kanë aplikuar deri tani për Lotarinë Amerikane. Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit deri tani kanë aplikuar 240.888 shqiptarë.
Edhe pse ky është një numër rekord në Europë, shifrat kanë një ulje krahasuar me vitet e mëparshme. Në vitin 2020 ishin plot 345 mijë aplikime dhe në vitin 2019 ishin 330 mijë aplikime.
Kujtojmë se aplikimet për Lotarinë Amerikane do të mbyllen me datën 9 nëntor, kështu që qytetarët kanë edhe disa ditë afat në dispozicion.
Ky numër kaq i lartë për shumë njerës tregon se “ënderr akmerikane” por edhe “ vuajtje shqipërie”