32-vjeçari K.A është arrestuar sot në Kavajë.
Sipas policisë Gjykata e Shkallës së Parë Kavajës e ka dënuar 32-vjeçarin me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim K.A, 32 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.