Është identifikuar 25-vjeçari i vrarë me plumb në kokë në Vlorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se është ekzekutuar i riu Xhuljan Bullari, ndaj të cilit është qëlluar me tre plumba, ku njëri e ka kapur në kokë, duke i marrë jetën në vend.
Trupi i pajetë i 25-vjeçarit u gjet nga kalimtarët e rastit, brenda makinës Fiat Punto me targa Tirane. Viktima është gjetur pranë zonës së quajtur “Qafa Topit” në afërsi të fshatit Babicë, në një rrugë dytësore.