EMRI/ Humbi jetën në aksident, identifikohet viktima. Pamjet e rënda nga vendngjarja

Pamjet që shihni vijnë nga aksidenti i rëndë që u regjistrua sot në Fier, ku një i ri mbeti i vdekur. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:45, në fshatin Hamil.

U sigurua identitetin e plot të viktimës, ndërsa bëhet fjalë për 19-vjeçarin Kristjan Thomo, banues në Hamil. Ky i fundit duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj dalje nga rruga.