Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Elbasan, në lagjen “Qemal Stafa”. Pas një sherri me thikë, mësohet se ka humbur jetën Florenc (viktima) dhe Mikele Kovacin, 28 dhe 19 vjeç (I plagosur).
Sipas policisë, dy vëllezërit janë përfshirë për motive të dobëta në një sherr me disa të rinj, ndërsa konflikti ka degjeneruar deri në përdorimin e thikave.
Mësohet se ‘mollë sherri’ është bërë një vajzë, e cila duket se ka futur në konflikt të rinjtë të cilët u përfshinë në konfikt fizik që përfundoi në tragjedi.
Pas dy orësh kërkimesh Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes së rëndë në Elbasan, ku pas një sherri u vra me thikë Florenc Kovaçi dhe u plagos rëndë vëllai i tij Mikeli.
Burime bëjnë me dije se është vendosur në pranga një 24-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.