Një biznesmen italian është vrarë me thikë nga një shtetas shqiptar. Ngjarja ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit të së dielës në mes të rrugës, në Piazza Matteotti në Scandicci, provincë e Firences.
Mediat italiane raportojnë se goditet me thikë i kushtuan jetën Tommaso Dini, 50 vjeç, agjent imobiliar nga Scandicci. Ai ndërroi jetë dje në spitalin San Giovanni Di Dio nga plagët e rënda.
Sipas hetuesve autori i ngjarjes është Ilir Leba, 47 vjeç, shqiptar, i cili drejton një kompani ndërtimi. Shqiptari Leba u arrestua nga karabinierët pas hetimeve dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë.