Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë.
Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi plagosjen e dyfishtë në Tiranë teksa bëhet me dije se autori është identifikuar.
32-vjeçari Altin Gjoka dhe 28-vjeçari Jetmir Marashi janë dy të rinjtë e plagosur.
NJOFTIM PËR PUNËSIM NË KAVAJË 👇
Ata u dërguan me makina të rastit për në spital teksa raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Gjoka dhe Marashi janë banorë të zonës dhe pa precedentë penalë. Ata janë tek Trauma ku po operohen për të hequr plumbat të cilët nuk i kanë prekur organet jetësore.
Dy të plagosurit në Tiranë, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi rezultojnë se janë shokë me njëri-tjetrin teksa pretendojnë se u qëlluan me armë zjarri pistoletë nga Aldo Gjini.