EMRAT/ Ndryshimet e fundit në qeveri, ja kush janë tre deputetët e LSI-së që votuan kundër shkarkimit të Ahmetajt në Kuvend

Parlamenti ka votuar ditën e djeshme në një seancë të jashtëzakonshme ndryshimet e fundit në qeveri.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ahmetaj është shkarkuar dhe në vend të saj është emëruar Belinda Balluku.

Mësohet se kundër shkarkimit të Ahmetajt, kanë votuar tre deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, Monika Kryemadhi dhe Erisa Xhixho.

Kujtojmë se gjatë seancës së djeshme është votuar edhe mbi shkarkimin e Zef Mazes si kryenegociator, dhe në vend të tij, si si ministre e Shtetit dhe Kryenegociatore në procesin e vendit drejtë Bashkimirt Europian u emërua zonja Majlinda Dhuka.

 

DOKUMENT