Ylber Xhahysa, 44 vjeç mbeti i vrarë sot pas një konflikti me të njohurin e tij Leonard Bashaliu.
Mediat kanë arritur të zbardhë emrat e viktimës dhe autorit të dyshuar të vrasjes që u arrestua pak minuta pas krimit. Xhahysa ishte pronar i një studio Tv Kabllor në Pajovë Peqin.
Mësohet se autori dhe viktima ishin të njohur dhe miq me njeri-tjetrin dhe 44-vjeçari Xhahysa kishte shkuar mëngjesin e sotëm pranë banesës së 36-vjeçarit Bashaliu në fshatin Gjoçaj ku dyshohet se ka ndodhur dhe konflikti për motive të dobëta. Bashaliu e ka qëlluar me pistoletë dhe megjithëse Xhahysa u dërgua në spital nga të afërmit nuk mundi të mbijetonte.
Autori nuk është penduar. Autori ka qenë në fshatin e tij, kurse viktima ka shkuar pranë fshatit të autorit, ku janë përfshirë në konflikt.
Njoftimi i policisë:
Policia kap dhe vë në pranga disa minuta pas ngjarjes, autorin e vrasjes së 45-vjeçarit, ndodhur në fshatin Gjocaj, Peqin.
Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.