Emisioni “Përtej Traditës” i Gazetarit Shkëlzen Henkoja zbulon bukuritë e Lumit të Shalës, një atraksion i vecantë për t’u vizituar!

Për të udhëtuar në lumin e Shalës duhet të lundërosh mbi liqenin e Komanit lumdrimin e stafit të emisionit “Përtej traditës” për në lumin e Shalës na e mundësoi një i ri, i cili është kthyer nga gjermania, i apasionuar pas skafeve. Me skafin e tij modern na e bëri lundrimin edhe më të bukur duke na lumdruar edhe nëpër shpellat. 28 vjecari Lorenc Ndou na foli jo vetëm për pasionin por edhe për bukurite vlerat që kjo zonë ka.

Në intervistën për emisionin “Përtej traditës”, të gazetarit Shkëlzen Henkoja në “Fax News” ai tha se e kaluara e ndihmoi të donte mjetet e lundrimit.

Pse zgjodhe të bëheshe skafist?

Pasioni ishte ai që më shtyu të behesha skafist, kam lindur në një fshat këtu buzë liqenit e gjithë fëmijerinë e kam kaluar në liqen e dua të kontriboj per zonën time me tërheq vendlindja.

Cfarë kërkojne më shum turistët?!

Mjafton ti shëtisesh se këtu ata mahniten nga bukurite që vetë zona ka.

Një nga vizitorët me emerin Besnik Kala e përshkruan zonën si një ndër perlat e bukurive natyrore që shqiperia ka,por shqetësimi i madh për të është rruga e cila nga Vau Dejes deri në Koman lë për të dëshiruar.

Prof.As. Dr, Zef Gjeta një instruktor për zip line vec emocioneve që na tregoi për këtë sport na foli për bimët e vecanta që në këtë zonë rriten e nuk mund linte pa na treguar edhe për investimet që vetë bizneset kanë bërë si elektifikimin dhe kujdesjen që vetë bëjnë për pastrimin e liqenit. Shqetesim për të është ankorimi I varkave anijeve ku vendi në te cilën parkojnë është I vogël dhe I rrezikshëm pasi thellesia aty është direkt mbi 80 metra thellësi.

VIDEO- EMISIONI I PLOTË