Shkolla e Mesme e Bashkuar “Gosë” e cila po ndërtohet si pjesë e procesit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit është drejt përfundimit.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Elisa Spiropali e cila nëpërmjet një video tregon se punimet janë drejt fundit dhe se shumë shpejt 350 nxënësit e saj do të zhvillojnë mësimin në ambiente krejtësisht të reja dhe modern.
Statusi i Elisa Spiropalit:
Rrogozhinë – Shkolla e Mesme e Bashkuar “Gosë” gati për të hapur dyert për 350 nxënësit e saj.
Me dorën e detajeve të fundit, ekipi fantastik i punëtorëve të palodhur, arkitektëve e inxhinierëve e kanë përfunduar në kohë rekord, me standarde optimale, shkollën e goditur nga tërmeti i 26 nëntorit, por që u ngrit nga gërmadhat më e fortë dhe më e bukur!
/Kavaja.Net/