Kryetari i PD-së, Sali Berisha hodhi sot idenë e miratimit të një ligji për ta bërë votimin me detyrim.
Deklaratën ai e bëri gjatë një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale.
“Detyrimi për të marrë pjesë në votim është një detyrim pozitiv për të ushtruar një të drejtë themelore. Vendet që kanë pasur problem me blerjen e votës e kanë vendosur këtë ligj dhe ky ligj ka pasur sukses në eliminimin e këtij fenomeni”, tha Berisha.
Sali Berisha: Unë mendoj se ajo është një gjë jashtëzakonisht e rëndësishme e ne do bëjmë gjithçka për votimin e emigracionit dhe diasoprës.
Sikundër do bëjmë gjthcka për votimin e detyrueshëm të qytetarëve shqiptarë.
Detyrimi për të marrë pjesë në votim është detyrim pozitiv për të ushtruar një të drejtë themelore qytetarët.
Vende që kanë pasur problem me blerjen e shitjen e votës e kanë vendosur këtë ligj e ky ligj ka pasur sukses në minimizimn e këtij fenomeni.
Ne do bëjmë çmos që qytetarët shqitparë për shkak të blerjes masive me narko euro të votës të mund të votojnë detyrimisht.