Egnatia është eleminuar nga turi i parë i Champions League. Borac Banja Luka ia doli vetëm përmes penalltive ndaj rrogozhinasve, që fituan 2 me 1 në kohën e rregullt dhe “extra-time”.
Humbja 1 me 0 në Bosnjë dhe rastet e shumta që nuk u shënuan në “Elbasan Arena”, penalizuan Egnatian. Në goditjen e penalltive, Borac nuk humbi asnjë.
Në anën tjetër Albano Aleksi dhe Regi Lushkja nuk u treguan të saktë nga pika e bardhë. Tashmë rrugëtimi i Egnatias do vazhdojë në turin e dytë të Conference League.