Elbasan, një person gjendet i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore, çfarë thonë mjekët


Një person është gjetur në gjendje kome në rrugë, në afërsi të zyrave të Tatim Taksave të Elbasanit.

Nuk janë të qarta rrethanat në të cilat ky person ka përfunduar në këtë gjendje.

Ai është transportuar i shoqëruar nga policia menjëherë me autoambulancë ne spital. Ndërkohë po hetohet për të zbuluar shkakun e gjendjes së këtij personi ende të paidentifikuar.

Burime spitalore konfirmuan personi në fjalë kishte dëmtime të rënda të shkaktuara nga rënia në tokë. Shkak i rënies në koma dyshohet gjendja tejet e rënduar nga konsumimi i alkoolit.