Elbasan
Agjencia Investigative Internacionale Informuese dhe Sensibilizuese “Stop Krimit” dhuron maska mbrojtëse për punonjësit e Policisë.
Paraditen e sotme, përfaqësuesit e Agjencisë Investigative Internacionale Informuese dhe Sensibilizuese “Stop Krimit”, me në krye drejtorin e kësaj agjencie, i kanë dhuruar punonjësve të Policisë të DVP Elbasan maska kundër COVID-19.
Drejtori i kësaj agjencie z. Fatmir Sena ka falënderuar Policinë e Elbasanit për punën e palodhur që po bën në këtë kohë të vështirë pandemie. Në fjalën e tij theksoi se kjo është një dhuratë simbolike dhe vendosi të ndihmojë punonjësit e Policisë për faktin se ata janë çdo ditë të ekspozuar ndaj virusit, duke qenë se kanë shumë kontakte në komunitet dhe janë të kudondodhur.
Zv/drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Albert Nushi, në fjalën e tij falënderoi drejtorin e Agjencisë Investigative Internationale Informuese dhe Sensibilizuese “Stop Krimit”, për mbështetjen në luftën kundër COVID-19. “Është një veprim frymëzuese për ne, pasi nuk ka rëndësi sasia e materialeve, por solidariteti dhe mbështetja që ju ofroni është tepër e madhe”, theksoi në fjalën e tij Nushi.
Video- https://youtu.be/uT41JdSMnY4