Kampion Florian Marku ka rrëfyer detaje nga jeta e tij në ceremoninë e dhënies së titullit “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, ku tregoi një detaj aspak të mirë që ka lënë gjurmë te ai.
Ai tha se para disa vitesh kishte rënë pre e një mashtrimi për të ikur dhe për të nisur karrierën në Angli.
“Më thanë, më ftuan në Angli, eja se do i kesh të gjitha gati. Shtëpi, makinë, dhe palestër. Kur arrita në Angli, çdo gjë ishte mashtrim. Shkova e takova promotorë, por askush nuk besonte. Më pas gjeta dikë, dhe ia mbusha mendjen.
Aty u mblodhën 2 mijë veta. Pati sukses. Kudo ku jam ndeshur, e kanë mbushur shqiptarët plot ambientet. Asgjë nuk është fat në jetë, do shumë punë dhe sakrifica. Askush nuk është rastësisht aty, duhet shumë mund. O e meritojë unë, o se meriton askush. Ju se dini se ça kam arritur. Dashuria e madhe që kam për sportin, më ka bërë të jem këtu ku jam. I them të gjithë të rinjve që duan një sport, kurrë mos u dorëzoni. Me ndihmën e kryeministrit dhe kryebashkiakut, do hapim palestra në të gjithë vendin me mbiemrin Marku”, tha ai.