Egnatia ka marrë 3 pikët e para në këtë sezon të ri të Superiores. Në ndeshjen përballë Kukësit në “Kukësi Arena” rrogozhinasit fituan pastër 0-4.
Një ndeshje që nga fillimi e deri në fund u dominua nga Egnatia. Një ndeshje mjaft e mirë, ku pika më e fortë tek të besuarit e Edlir Tetovës ishte sulmi.
Golat për rrogozhinasit u shënuan nga Dëamena, Iskandarli dhe Paulaskas që shënoi dy herë. Një 3 pikësh që rrit moralin tek Egnatia dhe lë në “ajër” ekipin e Kukësit.