Egnatia shkatërron 3-0 Flamurtarin dhe ruan kreu në grupin B

Egnatia ka arritur një fitore bindëse pasditen e sotme në ndeshjen e saj ndaj Flamurtarit.

Rrogozhinasit kanë dominuar në çdo aspekt kundërshtarin duke fituar me lehtësi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj ekipit vlonjat.

Golat e Magani, Çelhaka dhe Shtubina i dhanë një fitore dhe tri pikë të rëndësishme Egnatias e cila ruan kreun e renditjes. 

Suksesi i Rrogozhinasve vjen pasi traineri Magani ka në dispozicion një grup të mirë lojtarësh ku në 4 ndeshjet e para ka 3 fitore dhe një barazim teksa udhëheq renditjen e Grupit B në kategorinë e parë me 10 pikë në 4 ndeshje. 

/Kavaja.Net