Egnatia pret nga ekipet e Europës, kërkon një qëndërmbrojtës për të mbyllur merkaton

Egnatia është pa dyshim ekipi që ka bërë afrimet më të bujshme në këtë merkato vere, duke shprehur hapur ambiciet e saj për të mos qenë thjesht për mbijetesë në Kategorinë Superiore. Synimet e drejtuesve, duke pasur parasysh edhe investimin e madh që po bëhet, janë për të pretenduar vendet e sipërme të tabelës dhe pse jo Kupat e Europës.

Presidenti Agim Demrozi është i vendosur për të plotësuar të gjitha kërkesat e stafit. Me një infrastrukturë për t’u pasur zili, me një merkato po kaq cilësore dhe me zhvillimin e fazës në kushte komode, Egnatia ka rritur pritshmëritë. Pas ndryshimeve të shumta në ekip dhe emërimit të trajnerit durrsak, Edlir Tetova, rrogozhinasit nuk kanë mbaruar punë me merkaton. Burime pranë klubit i treguan dje gazetës “Panorama Sport” se Egnatiapret edhe një tjetër afrim, teksabëhet fjalë për një qendërmbrojtës të Superiores, që aktualisht po luan në Ligën e Konferencës ekipin e tij. Burimet nuksaktësojnë emrin e lojtarit, por gjithsesi pas përfundimit të angazhimit të tij në Europë, atëherë do të qartësohet gjithçka. Në ditët e kaluara ka pasurjo pak zëra për Renato Malotënqë është pjesë e Laçit, por gjithsesi zyrtarisht nuk ka asnjë konfirmim nga palët. Ndërkohë, të hënën Egnatia luan miqësoren e parë në Maqedoninë eVeriut, teksa në orën 17:30 dotë përballet me Strugën.

Kjo ndeshje e parë përbën kuriozitetjo të vogël për të parë për herëtë parë ekipin në kushte loje mendryshimet e bëra gjatë merkatos. Tashmë rrogozhinasit,ndryshe nga viti i kaluar, kanëedhe një stol solid dhe kjokonkurrencë shton padyshimambiciet e secilit futbollist përtë dhënë maksimumin e tij. Kujtojmë që pas testit me Strugën,klubi ka në plan edhe tri ndeshjetë tjera, pikërisht me Ohrin,Pobedën dhe në fund Vardarine Shkupit.

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL