“Egnatia Nderi i Rrogozhinës”, gazetari sportiv Fatmir Efica sjell librin e 6-të

Gazetari, komentatori, staticieni dhe publicisti i mirënjohur sportiv Kavajas Fatmir Efica ka sjellë në treg librin e tij të 6, “Egnatia Nderi i Rrogozhinës”.

Në këtë libër autori Efica sjell për lexuesit dhe sportëdashësit historikun e një ekipi, Egnatias së Rrogozhinës.

Me 515 faqe dhe 187 fotografi,  ai është munduar që përmes rreshtave të rikujtojë të gjithë historinë e këtij klubi futbolli që nga krijimi i tij, në vitin 1934, e deri tek ekipi i sotëm.

Profesioni i tij si gazetar sportiv, komentator, por edhe si staticien “arshiva e gjallë” ( Antar i Institutit të Statistikave në FIFA dhe UEFA që nga viti 2008 e ka ndihmuar atë të sjellë për rrogozhinasit historinë e vërtetë të klubit të qytetit të tyre.

Protagonistë, momente kulminate dhe vështirësitë përgjatë viteve do t’i gjeni brenda këtij libri me 11 kapituj të sjella si një mozaik i vërtetë, me personazhe dhe jetshkrime të atyre brezave që i dhanë jetë ëndrrës së tyre tek Egnatia.

Libri “Egnatia Nderi i Rrogozhinës” u mundësua nga familja Doda  dhe në veçanti Naimi që jeton dhe punon në Itali (Firenze) ndërsa botohet nga Shtëpia Botuese “Jozef” Durrës.

Statusi i Gazetarit Fatmir Efica në facebook:

“Nje pune e mire e nisur para disa vitesh tashme po finalizohet. Nga data 10 tetor e ne vijim lexuesit futbolldashes te Rrogozhines dhe jo vetem, do te kene ne duar Librin tim Sportiv “Egnatia nderi i Rrogozhines”.

Fale dashamiresise se realizuesit te ketij botimi z. Naim Doda qe jeton e punon ne Itali, do te zbardhet per here te pare nje histori e bukur. Jane 515 faqe Liber ndare ne 11 kapituj interesante ku materializohet bukur (edhe me shume foto) gjithcka nga historia, arritjet, rezultatet e personazhet e shquar te kesaj skuadre.

Ne kete postim eshte afishuar edhe kopertina e Librit. Faleminderit te gjithe atyre miqeve e shokeve qe na ndihmuan ne berjen realitet tashme te nje zotimi qe i sherben shume futbollit ne kete qytet.”