Klubit i futbollit Egnatia në bashkëpunim me Bashkinë e Rrogozhinës organizoi ceremoninë e promovimit të librit “ Egnatia, Nderi i Rrogozhinës”.
Ky libër me shumë vlera historike dhe statistikore për futbollin e qytetit të Rrogozhinës ka ardhur në formën më të mirë nga autori Fatmir Efica, gazetar, komentator dhe staticen.
Në këtë ceremoni nderuan me pjesmarrjen e tyre shumë të ftuar, miq dhe dashamirës të futbollit dhe autorit.
Në ceremoni u përcollën vlerësime maksimale për librin dhe punën e palodhur të autorit që solli historine e nje ekipi si një mozaik faktesh historike dhe statistikash.
Njoftimi në faqen zyrtare i Bashkisë Rrogozhinë:
Promovimi i librit “Egantia Nderi i Rrogozhinës”
Pjesëmarrës në takim, Kryetarja e Bashkisë znj.Aantonela Dedej, Leonard TASE, Sulejman Demollari, Defrim Met’Hasani, Bujar Qesja, Fatmir Efica autori i librit, dhe qytetarë të zonës.
Një falenderim i vecantë për miqtë dhe dashamirësit e sportit dhe qytetit, të cilët kontribuan për këtë libër.
Libri do të mbetet gjithmonë një thesar i çmuar për qytetin tonë./Kavaja.Net