Klubi i Futboollit KF Egnatia ka njoftuar se ka marrë dy lojtarë të rinj në fundin e merkatos. Bruno Tellushi dhe Chris GADI janë dy afrimet në “in ekstremis” të ekipit të Rrogozhinës që këtë sozon luan në Superligë dhe do kërkojë të qëndrojë me patjetër në elitën e futbollit shqiptar, pas inagurimit edhe të stafiumit të ri.
“Egnatia ka arritur të firmosi me ish mesfushorin e kombëtares Shqiptare Bruno Telushi i cili vjen pas një eksperience në kampionatin Azerbaxhanas ku ishte pjesë e Nefchi Baku. Telushi e njeh mjaftë mirë kampionatin Shqiptarë pasi ka luajtur me Flamurtarin, Partizanin dhe Kukësin.
Vlonjati është fituesi i Kupës së Shqiperisë dhe kampionatit Shqiptar dy sezone më parë.
I urojme mire se ardhjen “Ushtar” Telushit dhe fitimin e trofeve me fanellën e Egnatias”, shkruan klubi Rrogozhinas në faqen zyrtare.
Po ashtu KF Engatia njofton se: “Mesfushori 29 vjeçar Francez Chris GADI është zyrtarisht pjesë e KF Egnatia! Gadi ka disa eksperienca si: Marseille, Lok. Plovdiv, Spartak Pleven, FC Etar, Olym. Charleroi etj. Nesër futbollisti i bashkohet ekipit”, thuhet në mesazhin e KF Egnatia-s.