Egnatia do të presë në shtëpi Teutën ditën e sotme për tu përballur në një sfidë jo të lehtë për durrsakët.
Rrogozhinasit kanë treguar se dinë të surprizojnë këtë sezon duke grumbulluar 8 pikë pas 5 javëve të para. Skuadra e Maganit do të tentojë medoemos të dalë me pikë nga kjo ndeshje të cilat do të rrisnin edhe më shumë vetëbesimin në skuadër. Egnatia pritet të rreshtohet me një formacion 4-4-2 duke nisur në portë nga i përhershmi Puja, në mbrojtje Ymeralilaj, Krasniqi, Kacbufi dhe Allmuça. Në mesfushë pritet që trajneri Magani të hedhë nga minuta e parë Arbër Çyrbjan, Timis Bardis, Tlushin dhe brazilianin Xhekson ndërsa në sulm Demir Imeri do të rreshtohet krah njeriut të momentit te rrogozhinsait Pedro Augusto.
Sa i përket durrsakëve, trajneri Martini pritet të hedhë në fushë një formacion sulmues me skemën 4-2-3-1 duke nisur në portë nga Qirko, në mbrojtje Todorovski, Ivanoviç, Selman e Xhekson në mesfushë Aleksi dhe Daja para mbrojtjes ndërsa sulmi kompletohet nga Emiliano Vila, Sherif Kallaku, Sebino Plaku dhe në qendër Koubemba.