Egnatia bën një goditje të bujshme në merkato. Klubi rrogozhinas njofton se ka nënshkruar me qendërmbrojtësin e kombëtares Shqiptare Frederic Veseli, që ka firmosur deri në vitin 2026 me kampionët në fuqi të Shqipërisë.
“Klub Futboll Egnatia njofton se ka firmosur kontratë deri në 2026 me qendërmbrojtësin e kombëtares Shqiptare Frederic Veseli. I formuar tek Manchester United 31-vjeçari është një vlerë e shtuar e klubit tonë dhe Abissnet Superligës.
Presidenti Agim Demrozi ka falenderuar Federic Veselin që besoj në projektin e Egnatias për vazhdimësinë e karrierës se tij”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Veseli ishte një lojtar i lirë dhe ishte shumë pranë firmës me Dinamon, por duket se 31-vjeçari ka vendosur që të vazhdojë karrierën tek Egnatia.