Egnatia bën dy blerje në dy ditë, afron Imerin dhe serbin Duriç!

Ekipi i Egnatias së Rrogozhinës ka bërë dy blerje në këtë prag fund merkato me qëllim forcimin e ekipit në këtë sezon. 

I pari është Demir IMERI që tani është zyrtarisht lojtari KF Egnatia.  Mesfushori 24 vjeçar ka luajtur me disa skuadra: PS Kemi, Shkendija Tetoves, Olimpik Donesc, Vllaznia etj.

Përforcimi i dytë është Portieri Serb DURIC, që firmosi me klubin per sezonin 2021-2022! 

Futbollisti afrohet ne huazim per 1 vit nga ekipi STRUGA Trim&Lum !

Blerjet e fundit Egantia nuk synon të jetë kalimtare në këtë sezon, ku rikthehet në Super Ligë pas shumë vitesh.