“E turpshme si përpiqet të mbulohet dielli me shoshë”, Basha flet për çështjen e inceneratorëve: E vërteta ka dalë në shesh, 430 mln euro i janë zhvatur qytetarëve nga Rama

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasi mbajti qëndrimin e tij në Kuvend për situatën që po ndodh në Rusi, apo dhe për inceneratorët, është ndalur në një prononcim për mediat. Ai tha se sot është e turpshme se si sot përpiqet të zhbëhet ajo që shqptarët e kanë ndjekur me orë të tëra.

“Ndërkohë që kemi këto ngjarje, s’mund të harrojmë se për mbi dy javë opozita ia ka dalë të zbardhë aferën më të madhe korruptive.

430 mln euro, që i janë zhvatur qytetarëve nga Rama, të paktën 3 ministra të tij nuk mund të futen në thes. Është e turpshme se si sot përpiqet të zhbëhet ajo që shqptarët e kanë ndjekur me orë të tëra, është e turpshme si përpiqet të mbulohet dielli me shoshë. Për herë të parë e vërteta ka dalë në shesh” – u shpreh Basha.