Ka ndërruar jetë nga Covid-19 në moshën 59-vjeçare gazetari i njohur i sportit, Kosta Grillo.
Gazetari ishte infektuar me koronavirus prej kohësh, ndërsa ishte dërguar në Turqi për mjekim më të specializuar. Ai ndodhej në intubim prej datës 27 gusht, por për fat të keq nuk ka ja dalë dot të mposhtë virusin.
Lajmin e trishtë për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë miku i komentatorit, Ervin Petraq Baku, i cili shkruan se “Vëllai ynë nuk ja doli dot. Të ndrittë shpriti Kosta Grillo”.