Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Londër. Mësohet se ka ndërruar jetë Olsi Kuka.
Ky i fundit me origjinë nga Kurjani i Fierit është goditur disa herë me thika në zonën e Barnet të Londrës duke humbur jetën.
Sipas mediave britanike, pas ngjarjes policia ka arrestuar tre persona, dy djem, njëri 33 dhe tjetri 24 vjeç sie dhe një vajzë 24-vjeçare.
Menjëherë pasi mori lëndimet në tru, i riu nga Shqipëria është dërguar në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë duke humbur jetën.
Kuka kishte shkuar para një viti në Angli, teksa autoritet kanë nisur hetimet për gjetjen e shkakut të sherrit mes tyre që çoi në vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar