E rëndë/ U aksidentua bashkë me nënën 3 ditë më parë, ndërron jetë 21-vjeçari. E ëma në gjendje të rëndë

 

Ndahet nga jeta 21-vjeçari Suad Milani, i cili u aksidentua tre ditë më parë në fshatin Hot i Ri.

Nëna e tij Lida, ka pësuar gjithashtu dëmtime të rënda dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia nuk ka bërë asnjë njoftim lidhur me këtë ngjarje të rëndë të ndodhur tre ditë më parë.

Nënë e bir kanë qenë në një motor duke udhëtuar drejt Postribës, ku jetonin, ndërsa janë aksidentuar me një automjet duke gjetur vdekjen pas tre ditësh në spital 21-vjeçari, ndërsa nëna ndodhet në gjendje të rëndë.