Një 67 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit në banesën e tij.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Lagjen numër 4 në qytetin e Pogradecit. Burimet bëjnë me dije se, viktima i identifikuar si Faredin Hoxhalli është gjetur pa jetë nga familjarët, ndërsa parapralisht dyshohet se ka rrëshqitur në banjë dhe ka rënë.
Trupi është transportuar në morgun e qytetit ndërsa pritet edhe autopsia mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes ndërkohë që policia po heton ngjarjen.