Identifikohet emri i autorit të krimit makabër sot në Fier, ku një fëmijë pasi u mor peng, u gropos duke i sjellë atij vdekjen. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Klodian Çalamanin. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Grecalli të Fierit.
Kanë qenë familjarët ata që kanë bërë denoncimin për mungesën e djalit të tyre. Ai pas kontrolleve u gjet i groposur në baltë, dhe i pajetë.
Policia ka zbuluar trupin e pajetë të fëmijës në oborrin e banesës së fqinjit. Pasi kanë parë disa kamera sigurie, familjarët kanë parë se djali i tyre kishte hyrë në banesën e fqinjit, pasi ai ishte duke lëvizur me biçikletën e autorit. Fill pas këtij episodi, familjarët njoftuan policinë që kjo e fundit të kryente kontrolle në këtë banesë.