E rëndë/ Po lahej në lum, humb jetën 15-vjeçari, e mori rrjedha e ujit

Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në Dibër. Është mbytur në lumin Drin një 15-vjeçar.

Policia njofton se i mituri ka qenë duke u larë në lumë, kur e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Dibër/ informacion paraprak

Rreth orës 14.10, në fshatin Potgorcë, Maqellarë, shtetasi A.L., rreth 15 vjeç, duke u larë në lumin Drini i Zi, e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.