E rëndë/ Pëson aksident automobilistik 26-vjeçari shqiptar, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA. Një 26-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik, në Bronx. 

Mediat lokale raportojnë se ata po udhëtonin me një Mercedes Benz ML320 të vitit 1998.
Ata po udhëtonin me shpejtësi të lartë në Morris Park Avenue, thotë policia, kur shoferi nuk arriti të kthehej siç duhet në rrugë dhe automjeti u përplas me një shtyllë.

Në zonë ka reaguar edhe EMS dhe ka konstatuar vdekjen e 26-vjeçarit në vendngjarje, ndërsa pasagjeri tjetër, ndodhet në gjendje të rëndë në spital.