Vlora është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë.
Nëna 34-vjeçare Pamela Mërtiri është hedhur nga kati i pesti i një pallati, bashkë me fëmijën e saj 1 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të këtij qyteti.
Për pasojë kanë ndërruar jetë. Sipas policisë së Vlorës 34-vjeçarja bashkë me fëmijën është hedhur nga sheshpushimi i pallatit.
Sipas dëshmitarëve, gruaja 34-vjeçe nuk jetonte në këtë pallat.
Mësohet se e reja, ishte vajza e një mjeku të urgjencës në Vlorë, i cili tashmë është në pension.