E rëndë në Tiranë/ U paraqit në spital për ndihmë mjekësore, ndërron jetë 12-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në kryeqytet. Një i mitur, vetëm 12 vjeç është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët, megjithatë pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha, ai ka ndërruar jetë.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.10.2024, rreth orës 18:15, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët, një i mitur 12 vjeç, banues në Gurrë Petrelë, i cili pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.