18-vjeçari Ramiro Gomez shkaktoi një aksident automobilistik në Florida, ku si pasojë ai vetë mbeti i vdekur dhe po ashtu vrau 4 të tjerë.
Gomez tejkaloi kufirin e shpejtësisë në zonën e populluar, gjë që shkaktoi humbjen e kontrollit mbi automjetin. Ai goditi një shtyllë, u përmbys dhe u ul në majë të një makine të parkuar aty pranë.
Në të ishte një çift i martuar, të cilët humbën jetën në vend. Gomez dhe dy pasagjerë në automjetin e tij gjithashtu vdiqën, ndërsa pesë prej tyre u plagosën rëndë.
Gomez po transportonte shtatë persona, të gjithë ishin të mitur të moshës 12-14 vjeç.
Sherifi i rrethit të Floridas njoftoi se gjashtë fëmijë u hodhën nga sedilja e pasme e veturës, kur veturat goditën një semafor.
Zyrtarët thanë se asnjë gjurmë e drogës dhe alkoolit nuk ishte regjistruar pranë Gomez, dhe se faktori kryesor për aksidentin tragjik ishte shpejtësia e tepërt me të cilën po lëvizte mjeti.