Është përfshirë nga zjarri një sipërfaqe toke në fshatin Sterbeg të Rrogozhinës.
Policia njofton, se një 59-vjeçar, në përpjekje për të shuar zjarrin në tokën e tij, është asfiksuar nga tymi dhe ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po përpiqet të zbulojë shkakun e rënies së saj.
Njoftimi i Policisë
Kavajë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Sterbeg, Kryevidh. Dyshohet se duke tentuar të shuaj zjarrin në tokën e tij, është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë shtetasi R. P., 59 vjeç, banues në fshatin Sterbeg, Kryevidh, Kavajë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.