Policia e Kavajës ka arrestuar ditën e sotme një 32 vjeçar, pasi e akuzon për ngacmim seksual.
Në pranga është vënë shtetasi me inicialet H.H, 32 vjeç me banim në Gosë, të Rrogozhinës.
Arrestimi i tij u bë në bazë të dëshmisë së një gruaje, e cila thotë se personi i ka hyrë mbrëmë natën në shtëpi dhe e ka ngacmuar seksualisht.
Gruja identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, ishte në shtëpinë e saj në Gosë, bashkë me fëmijën e mitur, kur 32 vjeçari i’u fut në shtëpi rreth mesnatës.
Fillimisht ajo mendoi se në shpi i kish hyrë hajdutë, por rezultoi edhe më e rëndë kur 32- vjeçari i është afruar dhe e ka ngacmuar seksualisht por gruaja nisi të bërtiste dhe kërkuar ndihmë ai u largua nga banesa.
Në ngihmë të gruas, pas thirrjeve kanë shkuar komshinjtë që kanë njofuar më pas edhe policinë.
Pas marrjes së denoncimit nga e reja, policia ka arrestuar të riun, i cili ndodhet në dhomat e paraburgimit në Kavajë./ Kavaja.Net