E rëndë në Kosovë/ Burri vret gruan, 2 djemtë dhe më pas veten! Kishin ardhur për festa në atdhe (EMRAT)


KOSOVË– Pushimet për festat e fundvitit janë kthyer në një tragjedi për familjen Zuka në Kosovë.

Wood Flavour

Kryefamiljari ka vrarë mbrëmjen e këtij 30 dhjetori gruan, 2 djemtë dhe më pas veten. Autori është identifikuar si Fetah Zuka, e ndërsa viktimat Makfire Zukan dhe dy djemtë e tij, Arbër dhe Hamdi Zuka.  Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Kosovës, ku familja ishte kthyer për pushime nga Zvicra. Mendohet se shkak është bërë një konflikt që çifti ka pasur që në Zvicër.

Banorët shprehen të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë, teksa përshkruajnë autorin si një njeri shumë të qetë. Nga raportimet paraprake mësohet se babai ka qëlluar fillimisht gruan, ndërkohë që djali tjetër ka tentuar që të ikë, po që nuk ka arritur t’u shpëtojë plumbave. Më pas, Zuka ka qëlluar djalin tjetër dhe në fund ka vrarë veten.

Festoni Natën e Vitit Ri 2021 tek Brilliant Hotel and SPA