E rëndë në Kavajë! 30-vjeçari përdhunon një femër dy vite më të madhe

Policia e Kavajës ka arrestuar ditën e sotme një 30-vjeçar. 

Kjo pasi dyshohet se 30-vjeçari me inciale SH.B ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 32-vjeçare.

Njoftim i i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Sh. B., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 32-vjeçare.