Një i ri shqiptar humbi tragjikisht jetën këtë të shtunë në Itali, pasi u përplas nga treni.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20 të paradites, në Verona.
Viktimë nga kjo ngjarje ka mbetur një 24-vjeçar shqiptar, megjithatë identiteti i tij nuk është bërë i ditur nga mediat fqinje.
Ai po kalonte shinat kur u përplas nga treni i linjës Verona-Padova, në afërsi të Caldiero.
Autoritetet policore mësohet se kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.