Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Itali, ku një burrë ka vrarë me armë zjarri partneren e tij dhe vajzën e saj 22 vjeçe.
Mediat fqinje bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në provincën e Modenës. Policia ka zbuluar se bashkëshorti i viktimës 47-vjeçare, tashmë është vënë në pranga.
Dyshohet se shkak për këtë tragjedi është bërë një krizë mes çiftit e cila nuk ka kursyer as 22 vjeçaren.
Ndërkohë një mikeshë e 22-vjeçares ka dëshmuar se e reja kishte pohuar se e kishte frikë partnerin e të ëmës, duke thënë dhe se ai mund t’u bënte diçka të keqe.