Policia në Bolzano të Italisë ka vënë në pranga një 21-vjeçar shqiptar për shkak se dyshohet se ka tentuar të vrasë të dashurën e tij.
Hetimi nisi pasi një e reja u përplas e makinë përballë një lokali, ndërsa drejtuesi i mjetit që më vonë u zbulua se ishte i riu shqiptar është larguar nga vendngjarja.
Dyshohet se shqiptari dhe e dashura e tij kanë pasur mosmarrëveshje që mund të kenë sjellë dhe tentativën e tij për t’i marrë jetën.
Sipas raportimeve 21-vjeçari kishte shfaqur tashmë sjellje obsesive ndaj të dashurës së tij në të kaluarën. Përveç kësaj, sipas policisë, ai ishte bërë i dhunshëm në shumë raste.