Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një djalë 6-7 vjeç me origjinë nga Shqipëria ka humbur jetën, teksa po notonte në plazhin pranë shtëpisë ku jetonte.
Ngjarja ka ndodhur në komunitetin lokal të Arvit në Kretë, ku Nikolasi ka i cili ndodhej me nënë e tij në shtëpi, i ka kërkuar asaj që të shkojë në plazh për të notuar. Nëna e tij nuk e ka lejuar, por ai arriti të largohej fshehurazi nga shtëpia dhe shkoi në plazhin që ndodhej disa dhjetëra metra larg shtëpisë.
Sipas medias greke creta24.gr disa minuta më vonë pasi ai u largua nga shtëpia, Nikolasi i vogël u nxor nga uji pa ndjenja.
Një banor i zonës ka parë fëmijën duke notuar në ujë pa ndjenja dhe ka ngritur menjëherë alarmin. Menjëhrë u thir urgjenca në orën 13:30 dhe mësohet se djali i vogël ishte i shtrirë me fytyrë përtokë në ujë.
Në vendngjarje kanë shkuar banorë të fshatit dhe kalimtarë të rastit, të cilët me ndihmën e një defibrilatori dhe mjekët kanë tentuar të rikthejnë fëmijën. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe fëmija është transportuar në Qendrën Shëndetësore të Viannos, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë./ Top Channel