Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Gjirokastër, ku një 55-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar.
.
Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në lagjen “11 Janari”. Burimet nga vendngjarja bëjnë të ditur për gazetaren e ‘BalkanWeb’ Brikena Metaj se 55-vjeçari kishte një lavazh në pronësi te tij dhe ne të njëjtin vend kishte edhe shtëpinë.
Mësohet se ai është vetëvarur në momentin që djali i tij punonte në lavazh, ndërsa bashkëshortja kishte dale në treg për të shitur. Ngelen mister rrethanat që e çuan në këtë veprim 55-vjeçarin e ndjerë.