Një fëmijë 3 vjeç ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Elbasanit.
Bëhet me dije se foshnja ka shkuar me temperaturë të lartë në spital, ndërsa nuk dihen ende shkaqet ekzakte se përse ka ndërruar jetë.
Mësohet se policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e plota të ngjarjes.