Një 59-vjeçar, dyshohet se është mbytur aksidentalisht sot në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në në vendin e quajtur “Krahu i Shqiponjës”.
Gazetarja Shpresa Dine ka raportuar për BalkanWeb se 59 vjeçari që është identifikuar si Xhevat Lleshi nga Librazhdi. Sipas rojes detare Sokol Alushaj që ndodhej tek kulla e vrojtimit tek plazhi “Krahu i Shqiponjës” mësojmë se, viktima kishte shumë pak që kish shkuar në plazh. U ul fillimisht në breg dhe pastaj u fut në ujë. Nuk shkoi as 10 min në ujë kur persona që e panë që u zhyt dhe nuk doli folën me zë të lartë. Shkova e nxorra në breg, i bëra frymëmarrje, e ktheva nëse kishte marrë ujë po nuk nxorri gjë, veçse në fytyrë dhe trup kishte marrë ngjyrë të errët. Erdhi edhe një mjek që ndodhej në plazh. Dha edhe ai ndihmë po u pa se ishte i pajetë”. Menjëherë shkoi në plazh edhe policia ndërkohë që shkoi edhe ambulanca.
Njoftimi i plocisë:
“Më datë 16.09.2022, në vendin e quajtur “Krahu i Shqiponjës”, Sarandë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi Xh. Ll., 59 vjeç, banues në Librazhd”, bën me dije policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.