Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në aksin kombëtar Librazhd-Elbasan, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në rrjedhën e Lumit Shkumbin.
Është shënuar një viktimë nga aksidenti. Deri më tani janë nxjerrë nga mjeti 3 persona, 1 burrë, 1 grua dhe një fëmijë i moshës 9 vjeç. Vogëlushi ndodhet në gjendje të rënduar dhe është drejtuar për në Spitalin Nënë Tereza në kryeqytet, për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje. Sakaq, bëhet e ditur se ende ndodhen 2 persona të mbyllur brenda në makinë.
Shanset që ata të jenë ende gjallë janë të pakta. Kjo pasi mjeti ndodhet 4 metra nën thellësinë e ujit dhe nxjerrja e tyre në një kohë të shpejtë është tepër e vështirë. Nga informacionet e siguruara nga gazetari, bëhet e ditur se personat që ndodheshin brenda mjetit vijnë nga një bashki të një zone veriore. Ky përfundim ka dalë nga mjekët, të cilët i janë referuar dialektit të përdorur nga të plagosurit.