E rëndë/ Ishte duke punuar, i riu ra nga tarraca e pallatit dhe humbi jetën, arrestohet inxhinieri

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kurbin.

Një 34-vjeçar, i cili ka qenë duke punuar, ka rënë nga tarraca e pallatit. Për pasojë 34-vjeçari Marku Debrova, ka humbur jetën.

Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar inxhinieri i ndërtimit 56-vjeçari Mondi Turhani, banues në Tiranë.

Njoftimi:

Kurbin

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, arrestuan në flagrancë shtetasin M.T. 56 vjeç, banues në Tiranë, me profesion inxhinier ndërtimi tek një firme ndërtimi.

Arrestimi i tij u bë pasi, në objektin të cilin e kishte marrë përsipër firma për punimet e fasadës së jashtme, në qendër të Milotit, duke punuar, ka rënë nga taraca e objektit dhe ka humbur jetën, i punësuari, shtetasi M.D. 34 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.