Një 62-vjeçar ka ndërruar jetë sot në fshatin Plal të Sarandës, pasi humbi kontrollin e motomjetit duke dalë nga rruga. Mësohet se viktima është Karafil Timollari.
“Më datë 24.07.2022, rreth orës 17:45, në fshatin Plal, Metoq, shtetasi K. T., 62 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, bën me dije policia.